Kandidati i PDK’së për Kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, e ka shpallur fitoren në këtë komunë.
Ai ka ftuar për festë qytetarët në Palestrën “Minatori”.
“Mitrovicë, faleminderit nga zemra! 💚 Sot fituam së bashku! Së bashku edhe do të festojmë! Ju pres sonte në orën 22:00, në Palestrën Sportive “Minatori”, ka shkruar Tahiri.
Sipas sondazheve, ai e ka fituar këtë komunë pa balotazh.










