Arian Tahiri: Personat me nevoja të veçanta do të jenë prioritet në qeverisjen time

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se përfshirja dhe mbështetja e personave me nevoja të veçanta do të jetë një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.

Gjatë një vizite në organizatën “Hendikos”, Tahiri është takuar me përfaqësues dhe anëtarë të komunitetit për të diskutuar rreth sfidave që ata përballen çdo ditë dhe për mënyrat konkrete të përmbushjes së kërkesave të tyre në qytet.

“Në qeverisjen time, personat me nevoja të veçanta do të jenë prioritet. Këtë ua premtova edhe në ‘Hendikos’, ku diskutuam për mënyrat konkrete për t’i përmbushur kërkesat e tyre në Mitrovicë. Ne do të punojmë së bashku për të krijuar kushte më të mira për qasje të plotë në çdo hapësirë publike dhe për shërbime më cilësore”, ka shkruar Tahiri në një postim në rrjete sociale.

Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një qyteti gjithëpërfshirës, ku të gjithë qytetarët të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike, pa barriera fizike apo institucionale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit