Arian Tahiri nënshkruan koalicion me AAK-në për balotazhin në Mitrovicë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën, Arian Tahiri, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një koalicion me Qazim Nimanin nga AAK-ja për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, tha se ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri për qytetin:

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.
Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen!
Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës.
9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit