spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Ardon Jashari shkëlqen në Belgjikë, shpallet lojtari dhe talenti i sezonit në “Jupiler Pro League”

Mesfushori i talentuar i Club Brugge, Ardon Jashari, është shpërblyer me dy çmime të mëdha në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve të “Jupiler Pro League”, që u mbajt të hënën në Antwerp.

22-vjeçari u zgjodh lojtari i sezonit, ndërsa rrëmbeu edhe çmimin për talentin e sezonit, falë paraqitjeve mbresëlënëse gjatë edicionit. Ai mori 10.77 për qind të votave nga futbollistët e klubeve pjesëmarrëse në elitën e futbollit belg, duke lënë pas vetes emra të mëdhenj, përfshirë kapitenin e skuadrës së tij, Hans Vanaken.

Reprezentuesi i Zvicrës ka pasur një sezon të ngarkuar e produktiv me fanellën e Club Brugge, duke luajtur 52 ndeshje, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit