Ardian Kozniku parashikon sa gola do t’i shënojë Kosova ndaj Turqisë 

Legjenda e futbollit të Kosovës dhe Kroacisë, Ardian Kozniku, aktualisht trajner, ka parashikuar se sa gola mund t’i shënojë Kosova në përballjen historike ndaj Turqia.

Finalja historike, e cila pritet me kërshëri të madhe nga dhjetëra miliona tifozë si në Kosovë ashtu edhe në Turqi, po sjell emocione të jashtëzakonshme. Fituesi i kësaj sfide, që luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të kualifikohet direkt në Kampionatin e Botëror 2026.

Kozniku, në një prononcim theksoi se kjo ndeshje është historike dhe se Kosova ka potencial të madh në repartin ofensiv.

“Kosova ka sulm dhe mbrojtje shumë të mirë.

Është një kombëtare që shpesh disavantazhin e kthen në fitore dhe ka një sulm të frikshëm.

Parashikoj se Kosova do të shënojë minimumi dy gola, duke e njohur mentalitetin dhe sulmin e tyre.

Uroj që sonte të festojmë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojmë e veprojmë.

E dimë që Turqia ka ekip të mirë, por ne kemi zemër të madhe, kemi kombëtare të fortë dhe besoj e shpresoj se fitorja do të jetë e jona, qoftë gjatë 90 minutave, qoftë gjatë 120 minutave apo edhe me penallti.

Këtë ditë e kemi pritur me shekuj”, ka thënë Kozniku, fitues i medaljes së bronztë me Kroacia në Kampionati Botëror 1998.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit