Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, takim me bashkatdhetarët në Zvicër

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, do të zhvillojë dy takime me bashkatdhetarët gjilanas në Zvicër.

Ismajli do të jetë të enjten, më 04 shtator 2025, në ora 20:00 në Gèneve, si dhe të shtunën, më 06 shtator 2025, në ora 20:00 në Zürich.

Takimet do të jenë miqësore e të hapura për bashkëbisedim mbi të ardhmen e qytetit të Gjilanit, ku pritet të diskutohen vizioni dhe programi i tij për zhvillimin e komunës.

“Bashkë me ju, bashkatdhetarë të dashur, duam të ndërtojmë një Gjilan më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të mundësive për të gjithë”, ka theksuar Arbër Ismajli në ftesën e tij publike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit