Arbër Hajdari “zgjedh” fituesen e BBVA5

Sezoni i “Big Brother VIP Albania” po i afrohet fundit, ndërsa pyetja që po qarkullon më së shumti është: “Kush do ta fitojë?”.

Kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar as opinionisti i këtij edicioni, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në Top Albania Radio (TAR).

I ftuar për të folur për dinamikat dhe situatat e këtij edicioni të “BBVA”, Arbëri është përballur me pyetjen e drejtpërdrejtë nga moderatori Salsano Rrapi.

“Kush e fiton Big-un?” – e ka pyetur Salsano, ndoshta duke pritur emrin e ndonjërit prej finalistëve kryesorë.

Por opinionisti ka zgjedhur ta shmangë përgjigjen me humor, duke dhënë një deklaratë që ka shkaktuar të qeshura në studio.

Ai ka përmendur emrin e “koleges” së tij të panelit, opinionistes në karrigen ngjitur: “Monika!” – është shprehur ai (referuar Monika Kryemadhit).

Ky moment nuk është i rastësishëm, pasi përgjatë gjithë këtij sezoni, ai dhe Monika kanë pasur vazhdimisht situata dhe batuta mes tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit