Arben Gashi rikthen shkrimin e vitit 2025, kur kërkonte ndalimin e dokumenteve të Serbisë në Hagë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Gashi ka rikthyer një shkrim të publikuar prej tij më 1 gusht 2025, përmes të cilit kishte kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’ia ndalonte Dhomave të Specializuara përdorimin e dokumenteve të prodhuara nga Serbia.

“Kam folur kur ishte koha. Shihni çfarë kam thënë më 1 gusht 2025. Kaq”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.

Në shkrimin e rikthyer, deputeti i LDK-së kishte ngritur çështjen e përdorimit të dokumenteve të prodhuara nga Serbia në proceset gjyqësore në Hagë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit