Deputetët kanë nisur të shkojnë në Kuvend në përpjekjen e 35-të për ta provuar konstituimin e institucionit ligjvënës.
Para gazetarëve foli deputeti i LDK-së, Arben Gashi i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj duhet të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.
“Veç një parti e ka zgjidhjen, Kurti dhe partia e tij duhet të gjejnë zgjidhjen”, tha Gashi.
Ai tutje tha se është e papranueshme që Kosova ende nuk ka institucione.
“Fatkeqësisht është e turpshme ajo që po ndodh, bota o kallet flakë, e ne po shtyhemi mes vete kush çfarë pozite po merr. Duhet t’i vijë fundi sa më shpejt kësaj situate. Është e papranueshme gjendja në të cilën ka hyrë vendi”, tha Gashi.









