Emisioni “Mirëmbrëma Yje”, i drejtuar nga Arbana Osmani, ka sjellë një moment larg kornizave të zakonshme televizive gjatë puntatës së fundit.
E ftuara e radhës për t’u intervistuar ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, e cila përveç bisedës, u bë protagoniste e një situate komike në studio.
Gjatë rrjedhës së intervistës, Arbana i ka kërkuar artistes që t’i tregojë se si bëhen lëvizjet e kërcimit të njohur gjerësisht si “twerk”.

Pasi Era ia ka demonstruar hapat dhe lëvizjet, Arbana nuk ka hezituar ta provojë vetë këtë kërcim, duke u shfaqur si rrallëherë në një dimension kaq moskokëçarës para kamerave.
E gjithë kjo përpjekje e saj kaloi me të qeshura nga të dyja palët, duke i dhënë programit një ngjyrim mjaft pozitiv dhe argëtues.

Kujtojmë se Arbana Osmani po kalon një periudhë mjaft aktive në karrierën e saj televizive, pasi përveç drejtimit të formatit “Mirëmbrëma Yje”, ajo është edhe moderatorja e sezonit të tretë të reality show-t “Ferma VIP”, i cili pritet të nisë transmetimin mbrëmjen e nesërme.









