Është anuluar aksioni simbolik i iniciativës “Jo në emrin tim”, i paralajmëruar të mbahej të premten në orën 10:00, para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Sipas njoftimit të iniciativës, aksioni do të zhvillohet në një ditë tjetër, ndërsa data dhe ora e re do të bëhen të ditura me kohë.
Përmes këtij aksioni, organizatorët kishin paralajmëruar se do t’i drejtoheshin Akademisë me një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.








