Katër persona janë arrestuar të shtunën në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, dy prej të cilëve janë nga Kosova e dy të tjerë nga Shqipëria.
Siç bëri të ditur policia, atje në një pronë prej një hektarësh janë hasur misër dhe lëndë narkotike të llojit kanabis.
Klankosova.tv mëson se tashmë njësitet përkatëse kanë nisur asgjësimin e 5 mijë fijeve të kanabisit.
“Afër 4 mijë bimë janë shkatërru dhe disa të tjera tani janë në proces”.









