Boksieri britanik, Anthony Joshua do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga këtë verë dhe ai tashmë ka thënë fjalët e para për këtë “luftë”.
Megjithatë, Joshua do të duhet të jetë i kujdesshëm ndaj Kristian Prengës, pasi boksieri shqiptar është 1.88 m. i gjatë dhe ka një rekord mbresëlënës prej 20-1.
“Nuk është sekret që kam marrë pak kohë për t’u konsoliduar dhe rindërtuar për të qenë gati për t’u rikthyer në ring dhe sot është hapi tjetër në atë udhëtim”, ka thënë Joshua pas caktimit të meçit me Prengën më 25 korrik.
“Jam i kënaqur që kam rënë dakord për një marrëveshje për shumë ndeshje duke filluar nga 25 korriku në mbretërinë e Arabisë Saudite.
Pres me padurim të garoj dhe të vazhdoj aty ku e lashë. Siç thashë, qiradhënësi do të mbledhë qiranë e tij.
Kjo është e sigurt”, tha Joshua.









