Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta kurorëzuan dashurinë e tyre të dielën, në një ceremoni madhështore të organizuar në Prishtinë, ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe figura të njohura publike.
Në mesin e të ftuarve në dasmë ishin edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.
Çifti është bërë pjesë e atmosferës së dasmës, ndërsa në një intervistë për “Artistët Shqiptarë” kanë folur edhe për detajet e paraqitjes së tyre, përfshirë veshjet që kishin zgjedhur për këtë mbrëmje.
E pyetur se kush ishte përkujdesur për veshjen e tyre, Anita Muçaj-Haradinaj foli me humor për bashkëshortin e saj, duke thënë se Ramushi ka shije të mirë në veshje, njësoj si në zgjedhjen e saj.
“Ramushi vishet vetë por kur ka ditur të më zgjedh mua, patjetër që veshjen e çan”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër, Haradinaj tha se për të veshja që kishte zgjedhur ishte diçka e zakonshme, duke ia atribuar shijen e mirë bashkëshortes së tij.
“Veshjen e kam të zakonshme, kjo është uniforma ime. Anita e ka shijen e mirë”, theksoi Haradinaj.
Në fund, çifti i uroi Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës jetë të gjatë e të lumtur së bashku, duke treguar se i kanë ndjekur ata që nga pjesëmarrja e tyre në “Big Brother VIP Kosova”.








