spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Anija greke fundoset në Detin e Kuq pas sulmit nga rebelët Huthi

Një anije mallrash me flamur të Liberisë, Eternity C, është fundosur në Detin e Kuq pranë brigjeve të Jemenit, pas një sulmi të përgjakshëm të kryer nga rebelët Huthi.

Sipas të dhënave të para, pesë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar deri më tani, ndërsa anija kishte 22 persona në bord – 21 filipinas dhe një shtetas rus. Njëkohësisht, rojet e armatosura ishin të pranishëm në anije për të mbrojtur mjetin, raportoi agjencia Reuters, duke cituar burime të njohura me situatën.

Të dhënat fillestare të incidentit treguan se dy persona kishin humbur jetën, por më vonë, kanali grek ERT-news raportoi se numri i viktimave ka shkuar në tre, dhe dy persona të tjerë, përfshirë shtetasin rus janë plagosur rëndë. Po ashtu, dy anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.

Robert Wilmot Kpadeh, Përfaqësuesi i Përhershëm i Liberisë në Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), e ka konfirmuar situatën e rëndë dhe ka thënë se një operacion shpëtimi është ende në zhvillim e sipër.

Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) kanë njoftuar se anija u sulmua fillimisht më 7 korrik, kur rebelët Huthi lëshuan pesë granata raketore. Më pas, Eternity C pësoi dëmtime të rënda dhe humbi shpejtësinë, duke u rrethuar nga anije të vogla. Incidenti ka ndodhur rreth 51 milje detare (95 km) në perëndim të qytetit portual të Hodeidah në Jemen.

Ky është një tjetër sulm i rëndë që ka ndodhur në Detin e Kuq, një rajon ku sulmet ndaj transportit detar ndërkombëtar janë intensifikuar kohët e fundit nga rebelët Huthi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit