spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Anglia shkërmoq Serbinë dhe i jep “asist” Shqipërisë, Haland realizon ‘manita’; Franca dhe Portugalia bëjnë detyrën

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në Beograd, Anglia fiton 0-5 ndaj Serbisë. Ndryshe nga sa pritej, anglezët triumfuan bindshëm dhe pa asnjë lloj problemi. Herri Kejn shënoi për anglezët në minutën e 33 pas krosimit nga këndi nga Deklan Rajs. Tre minuta më pas ishte radha e Noni Madueke për të shënuar golin e dytë për anglezët, i cili tregoi gjithë klasin e tij duke finalizuar me sukses një kundërsulm të shpejtë.

Në pjesën e dytë, anglezët shënuan edhe 3 herë të tjera me Ezri Konsa në minutën e 52, Mark Guehi në minutën e 75 dhe Rashford në minutën e 90. Në minutën e 72, serbët luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Milenkoviç. Rashford i futur në fushë në pjesën e dytë shënoi golin e pestë në fund të kohës së rregullt nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Anglia i bën nder edhe Shqipërisë përsa i përket situatës në grupin K.

Situata në grupin K deri tani:

  1. Anglia 5 pikë në 15 ndeshje
  2. Shqipëria 8 pikë në 5 ndeshje
  3. Serbia 7 pikë në 4 ndeshje
  4. Letonia 4 pikë në 5 ndeshje
  5. Andorra 0 pikë në 5 ndeshje

Më 11 tetor në Boegrad do vendoset fati i vendit të dytë në grup, Serbi-Shqipëri.

Franca mposhti Islandën me shifrat 2-1 falë penalltisë së Kilië Mbape dhe golit të Barkolës. Ndërkohë në minutën e 67 mbetën me 10 lojtarë për shkak se Çuameni doli me karton të kuq. Portugalia fitoi në transfertën me Hungarinë me shifrat 3-2. Golat për luzitanët u shënuan nga Bernardo Silva, Kristiano Ronaldo dhe Zhoao Kanselo.

Ndërsa Norvegjia triumfoi me goleadë duke i shënuar 11 gola Moldavisë. 5 gola i realizoi kapiteni Erling Haland. Te Moldavia pati minuta edhe për futbollistin që luan te Vllaznia në Superiore, Kristian Dros. Mesfushori u aktivizua në minutën e 88.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia kryeson Grupin I me 15 pikë në 5 ndeshje dhe lë Italinë në vend të dytë me 9 pikë me 4 ndeshje. “Axurrët” rrezikojnë shumë për kualifikimin në Botëror.

Në grupin H, Austria fitoi sfidën direkte ndaj Bosnjes për vendin e parë, me rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur në Zenica. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Sabitce zhbllokoi rezultatin në minutën e 49, Xheko barazoi një minutë më pas. Konrad Laimer shënoi golin e fitores në minutën e 65.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Rumania edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Qipros në Nikosia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit