Angelina Jolie shkëlqen me elegancë në premierën e “Couture” në Romë

Angelina Jolie u shfaq si mishërimi i elegancës në premierën e filmit të saj të fundit “Couture”, që u mbajt në Festivalin e Filmit në Romë.

Aktorja 50-vjeçare, fituese e çmimit Oscar, mahniti në tapetin e kuq me një fustan klasik të zi me mëngë në formë pelerine dhe shpinë të hapur, duke zbuluar disa prej tatuazheve të saj të njohura.

Angelina Jolie shkëlqen me elegancë në premierën e “Couture” në Romë - Insajderi - image 175


Ylli i filmit “Maleficent” e kompletoi pamjen me geta dhe çizme të zeza me majë, ndërsa flokët i mbante drejt në ngjyrë caramel, shkruan DailyMail.

Angelina u ndal për të përshëndetur fansat dhe për të dhënë autografe, duke u shfaqur me buzëqeshje dhe plot hijeshi.

Angelina Jolie shkëlqen me elegancë në premierën e “Couture” në Romë - Insajderi - image 176

Në mbrëmje morën pjesë edhe ‘bashkë-yjet’ Louis Garrel, Alice Winocour dhe Anyier Anei, të cilët zgjodhën veshje elegante të zeza.


Filmi “Couture” ndjek historinë e Maxine-s, një regjisore amerikane që mbërrin në Paris për Javën e Modës, por më pas përfshihet në një udhëtim dramatik që e vë përballë sfidave të mëdha personale dhe profesionale.

Ndërkohë, Angelina po përgatitet për projektin e saj të ri, thrillerin e spiunazhit “The Initiative”, ku do të ribashkohet me regjisorin Doug Liman, me të cilin punoi më parë në filmin “Mr. & Mrs. Smith”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit