Andin Hoti: Së paku 80% në Lëvizjen Vetëvendosje e kanë lexuar Ukshin Hotin

Andin Hoti, i biri i veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hotit, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 28 dhjetor.

Hoti në një intervistë është deklaruar se një shumicë e anëtarëve të LVV’së e kanë të lexuar Ukshin Hotin dhe ndjekin planprogramin e tij.

“E përmenda babën, po e vazhdoj me babën, është një arsye që besoj pajtoheni që Lëvizja Vetëvendosje, ose së paku 80% e tyre, nëse nuk ka mujtë me shku komplet në programin politik të Ukshin Hotit, së paku e kanë lexu Ukshin Hotin, janë mundu me e e ndjekë Ukshin Hotin dhe janë mundu me ideolizu Ukshin Hotin në këtë pikë. Nuk po them se Ukshin Hoti në asnjë variant është i Lëvizjes Vetëvendosje apo i PDK-së apo i AAK-së. Ukshin Hoti nuk është i asnjë prej partive politike në Kosovë dhe është i të gjithave”, tha ndër të tjera Hoti.


Andin Hoti ka numrin 11 në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit