Andin Hoti, ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, tha se do ta votonte “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Por ai shtoi se një nismë e tillë kërkon edhe votat e shumicës së deputetëve të komunitetit serb.
“Unë jam ministër tash, por kam qenë edhe deputet. Me dëshirën më të madhe do ta votoja me dy duar zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ne kemi një Kushtetutë dhe na duhet edhe vota e shumicës serbe”, ka deklaruar Hoti.
Ai ka shprehur dyshime se një vendim i tillë do të mund të miratohej në Kuvend, edhe nëse do të varej vetëm nga vullneti i deputetëve.
“Unë nuk besoj se, po të ishte në dorën e deputetëve, do të votohej kjo punë”, ka thënë Hoti.








