Azdren Shala, ka komentuar raportimet se Andin Hoti mund të propozohet për president të ri të vendit.
Shala i ftuar në Kosova Live, ka thënë se sipas tij, Hoti është ‘’i padijshëm dhe i pandershëm’’.
‘’Andin Hoti është edhe i padijshëm edhe i pandershëm. Që i bjen nëse Kurti e kandidon, atëherë e kish ofendu pernime republikën, se ka përnime mundësi, rreziku ekziston real që opozita ia mundëson kuorumin edhe e zgjedhin. Çfarë imazhi për Republikën që një djalë thellësisht i padijshëm i cili krejt karrierën politike të tij mundohet me ndertu mbi fatin e pagjetur mbi kurrizin e një babai që e ka pas briliant’’, ka thënë Shala.









