Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë një deklaratë për mediat italiane duke folur për lidhjen e tij të gjatë me klubin Napoli.
Në një intervistë për Radio CRC, mbrojtësi 32-vjeçar është shprehur se pas shumë viteve në Itali, Napoli është bërë shtëpia e tij e parë.
“Pas kaq shumë vitesh në Napoli, mund të them se shtëpia ime e parë nuk është më në Kosovë, por këtu,” ka deklaruar Rrahmani.
Ai ka kaluar gjashtë sezone te Napoli, ku ka fituar dy tituj kampion në Serie A dhe ka qenë një nga lojtarët kyç të mbrojtjes së skuadrës italiane.
Rrahmani vazhdon të jetë kapiten i Kombëtares së Kosovës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e saj.









