Amber, një nga banoret më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother Vip Albania, ka dhënë një intervistë të hapur, ku ka ndarë mendimet e saj për jetën pas eksperiencës brenda shtëpisë dhe planet për të ardhmen. Ajo ka diskutuar edhe për dëshirën e krijimit të një familjeje, si dhe përgjegjësitë që kjo sjell.
Në lidhje me mundësinë për të pasur fëmijë, Amber ka shprehur se nuk ka ndërmend të adoptojë, duke theksuar se një fëmijë ka nevojë për një rritje natyrale, me një nënë dhe një baba. Ajo gjithashtu ka theksuar se përgjegjësia për krijimin e një familjeje është e madhe, dhe se çdo vendim duhet të merret me shumë kujdes, pa u nxitua dhe pa e delikuar situatën.
“Nuk mund të rri dot pa një familje, pa një bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi e madhe.”, ka thënë Amber. Ajo ka shtuar gjithashtu se për të, një fëmijë duhet të ketë mundësinë të rritet në një ambient të shëndetshëm dhe pa trauma.
Kur u pyet nëse zgjedhjet e saj ishin të ndikuara nga mentaliteti shqiptar, Amber e ka sqaruar këtë, duke theksuar se vendimet e saj nuk janë motivuar nga ky mentalitet, por nga një dëshirë për të siguruar një jetë të lumtur dhe pa stres për fëmijën.
“Unë dua që fëmija të rritet në një ambient të shëndetshëm, të sigurt dhe pa asnjë lloj stresi,”, ka thënë tutje Amber.








