Ambasadori i ri i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Dragan Shutanovac, ka dorëzuar zyrtarisht letrat kredenciale presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Pas ceremoniës shtetërore, Shutanovac publikoi një postim në Instagram ku tregoi për atmosferën dhe përmbajtjen e bisedës:
“Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, biseduam për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.” “Ia kujtova Presidentit Trump se asnjë president amerikan nuk e ka vizituar Serbinë që nga viti 1980 – dhe e ftova ta ndryshojë këtë.”
Gjatë takimit, u bisedua për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, dhe ambasadori Shutanovac e ftoi Presidentin Trump në një vizitë zyrtare në Beograd.
Ky takim shënon fillimin zyrtar të misionit diplomatik të Shutanovac në Uashington, ndërsa ideja e vizitës nga Presidenti amerikan shihet si një hap i mundshëm drejt ndërtimit të një partneriteti strategjik më të ngushtë me SHBA-në.






