Ambasadori italian takon Haxhiun, flasin për presidentin dhe reduktimin e KFOR-it

Ambasadori italian në Prishtinë Maurizio Antonini, ka njoftuar se sot është takuar me u.d të presidentes, Albulena Haxhiu, me të cilën kanë diskutuar për gjetjen e një kandidati konsensual për president.

Ai ka thënë se shpreson që institucionet e reja të krijohen shumë shpejt, në mënyrë që Kosova të ketë institucione të mandatuara plotësisht dhe që janë të gatshme t’i përgjigjen aspiratave të vendit.

“U diskutua gjithashtu procesi i optimizimit të KFOR-it dhe çështja e riintegrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Presidentja Haxhiu shprehu gjithashtu vlerësimin e saj për pjesëmarrjen e Italisë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare në Taranto dhe për takimin me Presidentin italian Sergio Mattarella”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit