spot_img
spot_img
Saturday, March 14, 2026
spot_img
spot_img

Ambasadori i Serbisë në SHBA kërkon reagim ndërkombëtar pas vendimit të KQZ-së

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për të mos certifikuar Listën Serbe në zgjedhje.

Ai e ka quajtur këtë veprim një “shembull flagrant të inxhinierisë politike” që, sipas tij, synon përjashtimin e popullit serb nga jeta demokratike në Kosovë.

“Duke refuzuar kandidaturat e paraqitura siç duhet dhe që plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore, autoritetet në Prishtinë kanë shkelur përsëri sundimin e ligjit dhe kanë zbuluar qëllimin e tyre të vërtetë – të heshtin zërin legjitim të serbëve në Kosovë”, ka shkruar Gjuriq.

Ai theksoi se një masë e tillë diskriminuese jo vetëm që bie ndesh me parimet themelore demokratike, por edhe shkel marrëveshjet e dialogut ku, sipas tij, ishte garantuar e drejta e serbëve për përfaqësim politik autentik.

Gjuriç akuzoi autoritetet kosovare se, në vend se të nxisin bashkëjetesën dhe besimin, “po thellojnë përçarjet dhe po minojnë stabilitetin”.

Në fund, ai tha se Serbia e dënon fuqishëm këtë vendim dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë, duke paralajmëruar se Beogradi do të mbrojë me të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore të drejtat dhe dinjitetin e serbëve në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit