Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë thirrje që institucionet të respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sapo ai të merret, pa komentuar pretendimet e LVV-së për ndërhyrje të ambasadorëve në këtë institucion.
“Ambasada gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret”, tha ambasada.








