spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Ambasada gjermane i kërkon Kurtit të mos i ndërtojë urat mbi Ibër

Ambasada gjermane në Kosovë ka bërë thirrje për përmbajtje nga Qeveria e Kosovës në lidhje me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, që do të ndërtohen paralelisht me urën kryesore, për të cilat sot pritet të hidhet gurthemeli.

Zëvendësshefi i Misionit në ambasadën gjermane, Christian Bottcher, ka thënë se në vend të veprimeve të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese, siç është ndërtimi i dy urave të tjera, duhet të adresohen sfida shumë më urgjente për të mirën e qytetarëve.

“Ne e mbështesim plotësisht thirrjen e Bashkimit Evropian drejtuar qeverisë së Kosovës që të përmbahen nga ndërtimi i dy kalimeve të reja të lumit Ibër në Mitrovicë. Në vend të veprimeve të pakoordinuara dhe potencialisht përshkallëzuese, siç është ndërtimi i dy urave të tjera, duhet të adresohen sfida shumë më urgjente,” tha Bottcher.

Ambasada gjermane ka udhëzuar qeverinë të përqendrohet në përdorimin e burimeve për investime që do të rrisin mirëqenien e qytetarëve. Ajo ka theksuar se riorientimi i burimeve publike të Kosovës drejt prioriteteve sociale, si sigurimi shëndetësor universal, rritja e shpenzimeve për arsim dhe forcimi i rrjeteve të sigurisë sociale, do të kishte përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët.

“Riorientimi i burimeve publike të Kosovës drejt prioriteteve sociale të vetë qeverisë do të sillte përfitime shumë më të mëdha. Futja e sigurimit shëndetësor universal do të zgjeronte qasjen në kujdes dhe do të mbronte familjet nga kostot e larta mjekësore; rritja e shpenzimeve për arsim në nivelet mesatare evropiane dhe rajonale do t’i përgatiste më mirë të rinjtë për tregun e punës; dhe forcimi i rrjeteve të sigurisë sociale do të nxiste kohezionin në të gjitha komunitetet dhe do t’i mbronte familjet nga goditjet ekonomike,” tha ambasada.

Në këtë kuadër, ambasada kërkoi që Qeveria e Kosovës të riorganizojë buxhetin e saj dhe të fokusohet në këto objektiva afatgjata, duke theksuar se Gjermania është e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim.

“Një ndryshim i tillë do të sillte përmirësime të prekshme në jetën e përditshme, do të përforconte stabilitetin dhe do të hapte rrugën për prosperitet të qëndrueshëm. Gjermania vazhdon të jetë e gatshme të ndihmojë Kosovën në arritjen e këtyre qëllimeve,” u shpreh ambasada gjermane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit