Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vlerësuar se sektori i mbrojtjes në Kosovë ka potencial për ta pozicionuar vendin si kontribues të rëndësishëm në sigurinë globale.
Në një postim në Facebook, pas pjesëmarrjes në diskutimin mbi industrinë e mbrojtjes së Kosovës – organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë – Ambasada amerikane ka theksuar rëndësinë strategjike të këtij sektori për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribues kyç në sigurinë globale – të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane. Një industri mbrojtëse elastike dhe moderne forcon të dy kombet tona”, thuhet në reagim.







