Altin Krasniqi takohet me Jakup Krasniqin: Falënderon secilin shqiptar për mbështetjen ndaj UÇK’së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, i cili është i biri i Jakup Krasniqit, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me këtë të fundit.

Krasniqi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Jakup Krasniqi falënderon secilin shqiptar për mbështetjen ndaj UÇK’së.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008”, thuhet në shkrimin e Altin Krasniqit.


“Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, përmbyllet shkrimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit