spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

“Allahu Akbar”/ Incident në fluturimin Londër-Skoci, indiani tmerron pasagjerët: Kam bombë! 

Një incident ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Londra drejt Skocisë me linjën ajrore “Easy Jet”.

Një pasagjer u ngrit duke bërtitur se kishte një bombë dhe se po e bënte këtë për të dërguar një mesazh për Donald Trump.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Luton-it dhe kishte si destinacion Glasgoun. Sipas dëshmitarëve, burri doli nga tualeti rreth orës 8 të mëngjesit, ngriti duart lart dhe filloi të bërtiste “Allahu Akbar” dhe më pas “Kam një bombë!”. Fillimisht, disa udhëtarë menduan se bëhej fjalë për një shaka të çuditshme, por situata u përshkallëzua shpejt.

Pasagjeri, një burrë rreth 1.80 m i gjatë dhe agresiv ndaj stafit të kabinës, u përplas me to para se të neutralizohej nga disa udhëtarë të tjerë. Njëri prej tyre tha: “Një person e kapi nga pas dhe e rrëzoi. Pastaj të gjithë i shkuan sipër për ta mbajtur.”

Sipas mediave britanike, gjatë uljes së detyruar në Glasgou, burri u mbajt i shtrirë dhe i immobilizuar nga pasagjerët. Pasi avioni u ul, rreth gjashtë oficerë policie u ngjitën në bord dhe e arrestuan burrin, nën sytë e udhëtarëve të tmerruar.

Në një video që ka qarkulluar online, burri dëgjohet duke thënë: “Desha t’i dërgoj një mesazh Trumpit… ai ndodhet në Skoci.”

Kujtojmë se presidenti amerikan ndodhej për një vizitë private në vend dhe ishte parë duke luajtur golf gjatë fundjavës.

Burri, që sipas raportimeve është 41 vjeç dhe shtetas indian, mbante me vete një kartë refugjati. Stafi i avionit kontrolloi çantën e tij dhe konfirmoi se nuk kishte bombë.

“Rreth orës 08:20 të mëngjesit të së dielës, më 27 korrik 2025, morëm një raport për një burrë që shkaktoi trazira gjatë një fluturimi për në Glasgou. Një 41-vjeçar u arrestua dhe hetimet janë në vazhdim”, njoftoi zyrtarisht policia e Skocisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit