Ali Ahmeti: Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, duhet të bashkohemi

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unitet kombëtar në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të UÇK-së, duke theksuar se “liria e Kosovës nuk duhet të shndërrohet në arenë për politika individuale e partiake”.

“Kështu qofshim përherë, Tirana, Prishtina e Shkupi. Po ngrisim zërin për drejtësi, për respekt, për luftën tonë të drejtë, për liri, demokraci, pavarësi dhe miqësi me SHBA-në e Evropën”, ka deklaruar Ahmeti gjatë tubimit “Drejtësi për çlirimtarët”, që u mbajt të premten në Tiranë.

Ahmeti kujtoi se zanafilla e krijimit të Gjykatës Speciale lidhet me “raportimet e rreme ruso-serbe për trafikim organesh”, të cilat, sipas tij, u hodhën poshtë nga Tribunali i Hagës.

“Dick Marty e riaktualizoi këtë temë me porosi ruso-serbe dhe inicioi raportin në Këshillin e Evropës që më pas detyroi themelimin e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë u krijua nga vetë Kosova për t’ia pamundësuar Serbisë ta themelonte përmes Rusisë”, theksoi ai.

Sipas Ahmetit, pas rrëzimit të akuzave për trafikim organesh, prokuroria ndryshoi drejtim “në ditën kur po nënshkruhej marrëveshja për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington”.

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës “ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për luftën dhe nuk ka shkelur ligjet e luftës”.

“Liria e Hashimit, Kadriut, Rexhepit, Jakupit e të tjerëve është e vonuar dhe duhet të vijë menjëherë”, shtoi Ahmeti.

Në fund, ai u bëri thirrje forcave politike shqiptare që të shmangin përçarjet dhe të ruajnë unitetin kombëtar.

“Liria e Kosovës nuk është arenë për politika individuale, partiake e zgjedhore. Nuk është fushë pjellore për ndasi mes shqiptarëve. Duhet të bashkohemi, siç u bashkuam për Kosovën Republikë. Dikush pa vetëdijshëm po i shërben politikave të Beogradit dhe Moskës”, përfundoi Ahmeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit