Alfred Cako: Thaçi dhe Veseli rrezikojnë të mos lirohen nga Haga

Analisti Alfred Cako ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, mund të përballen me rrezikun që të mos lirohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gjatë një interviste në emisionin “N’pikë” në DTV Media, Cako foli për situatën e të arrestuarve në Hagë, duke shprehur shqetësimin e tij për ecurinë e procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ai gjithashtu pretendoi se Thaçi është goditur politikisht për shkak të një takimi që, sipas tij, ishte planifikuar të realizohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ish-presidentin Donald Trump.

Deklaratat e Cakos pritet të ngjallin reagime, ndërsa proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vazhdojnë të jenë në fokus të opinionit publik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit