Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka miratuar përbërjen e re të Kryesisë së partisë, duke kompletuar strukturat kryesore pas procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se krahas zgjedhjes së Kryesisë së re, janë funksionalizuar edhe disa organe të tjera të partisë, përfshirë Këshillin e Kryetarëve të Degëve, Këshillin e Nderit, Kolegjiumin e Ekspertëve, Kolegjiumin e Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjiumin e Drejtorëve.
Gjini ka vlerësuar se ky proces shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e organizimit të brendshëm dhe për përgatitjen e partisë për sfidat e ardhshme politike.
“Po hyjmë në një fazë të re organizimi, me një strukturë që ndërthur përvojën dhe energjinë e re”, ka deklaruar Gjini.
Ai ka theksuar se Aleanca do të vazhdojë angazhimin e saj politik duke u mbështetur në vlerat dhe përvojën e anëtarësisë së saj, ndërsa ka uruar të zgjedhurit e rinj për detyrat e marra.








