“Aleanca euroatlantike”, presidentja Osmani shfaqet krah dy homologëve të saj Trump e Macron në Paris

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një foto ku shihet bashkë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Aleanca euroalantike”, ka shkruar Osmani në foton e bashkangjitur me dy homologët e saj.

Ky takim i tyre erdhi nga mbledhja në Paris, ku udhëheqës botërorë u ftuan të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame.

Osmani ditën e djeshme publikoi një fotografi edhe me presidentin Trump, ku u shfaq duke i shtrënguar duart me homologun e saj.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit