Albulena Haxhiu refuzon të komentojë aktakuzën për korrupsion kundër Faruk Mujkës së VV-së

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit dhe njëherësh nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka refuzuar ta komentojë ngritjen e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale ndaj Faruk Mujkës, ish-nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, tash kryeshef ekzekutiv i Bordit të “Ibër-Lepencit”.

“Jo, nuk jam marrë me këtë çështje. Ajo çfarë unë duhet të theksoj këtu pak a shumë është ajo që e kam thënë në konferencë”, ka deklaruar ajo në Dukagjin.

“Jo, jo, jo, s’jam marrë me të. Unë mendoj që Vetëvendosja do ta trajtojë këtë çështje në komisionin disiplinor të Vetëvendosjes. Nuk jam anëtare e komisionit disiplinor… s’jam në komision, nuk ndërhyj në pozicionin e komisionit disiplinor… do ta trajtojë rastin. Unë nuk kam informacione për këtë dhe më vjen keq që nuk kam pasur mundësi të marr informacione”, ka thënë ajo.

Gazetari e ka pyetur më tej: “Sikur të ishe në komision, a do ta kishe rekomanduar përjashtimin e tij të menjëhershëm?”

Haxhiu është përgjigjur: “Në secilin rast, në secilin rast që e kemi, derisa të marrim informacione, unë mendoj se duhet suspenduar. Do të thotë, duhet suspenduar. Në vazhdimësi e kam thënë këtë”.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Hysen Muzliukajt, ish-drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës së Jugut, për korrupsion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit