Hysamedin Feraj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar me ironi pas rastit të djeshëm ku deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari.
Ai tha se Albini tash duhet ta grushtojë secilin që e ka quajtur rrenc dhe sipas tij radha është e gjatë.
”Brravo LDK! Zemaj, LDK, “gazetarët” dhe militantët e saj i japin të drejtën absolute Kurtit: Albin, shaj e grushto këdo që të ka quajtur apo të quan rrenc! Le ta zënë radhën shpejt, sepse është e gjatë dhe Albini nuk ka shumë kohë sa t’i grushtoj të gjithë”, shkroi ai.










