Albin Kurti nën “presion online” për të propozuar Vjosa Osmanin: Kur e propozon po duam me ditë

Në seksionin e komenteve nën postimin e Kurtit dhe videon live, qytetarët i bëjnë thirrje të propozojë Osmanin për presidente.

Pas publikimit të fjalimit të Albin Kurtit në postimin e tij dhe në videon live të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje, seksioni i komenteve është mbushur me thirrje nga qytetarët që Kurti të propozojë Vjosa Osmanin për presidente.

Komentuesit reaguan pas fjalimit ku Kurti theksoi se një figurë unifikuese për postin e presidentit do të ishte Murat Jashari, duke e përshkruar atë si një kandidat gjithëpërfshirës dhe unifikues.

Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale shprehën qartë dëshirën që Vetëvendosje të mbështesë Osmanin si kandidatin e saj për presidencë.

Derisa komente të shumta insistojnë për Osmanin, Vetëvendosje ende nuk ka shpallur një emër zyrtar për kandidaturën e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit