spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Albert Shabani “dëshpërohet”: VV nuk e kandidon për deputet, planifikon të shkojë dhe të jetojë në Gjermani

Albert Shabani ka shprehur “zhgënjimin” e tij pasi Vetëvendosje nuk e përfshiu në listën për deputet. Ai ka njoftuar se së shpejti do të niset për në Gjermani, ku do t’i përkushtohet jetës dhe familjes.

Shabani ka theksuar se nuk ka pasur ambicie për të vendosur kushte ndaj LVV-së apo ndaj liderit Albin Kurti. Ai gjithashtu ka dhënë mesazh kandidatëve për deputet, duke i nxitur ata të angazhohen aktivisht në terren dhe të ofrojnë programin e tyre për qytetarët.

“Mos të mjaftohen vetëm duke treguar diploma apo shkolla të përfunduara, sepse vota nuk është dhuratë, është besim që duhet të meritohet me punë e angazhim,” ka deklaruar Shabani.

Ai ka shtuar se qytetarëve u shërbehet me veprime konkrete dhe jo vetëm me postime në rrjete sociale, duke u bërë thirrje kandidatëve të dëshmojnë se meritojnë përkrahjen e tyre përmes punës dhe angazhimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit