Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, ka ushtruar të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ai ka ardhur në vendvotim i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Pas hedhjes së votës, Hyseni ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e cilësuar votimin si një detyrë qytetare që përcakton të ardhmen e vendit.
“Sapo përfundova një obligim qytetar që na takon secilit prej nesh. Në këto gjysmë ore që shpenzojmë gjatë ditës së diel do ta determinojnë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Prandaj besoj që është tejet e rëndësishme të shfrytëzohet e drejta e votës, që të vendoset për bindjen tonë, të ardhmen tonë, dhe në këtë formë të kemi një të ardhme më të ndritshme për gjithë ne,” ka deklaruar ai.
Hyseni ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen, maturinë dhe qetësinë që kanë treguar gjatë procesit zgjedhor, duke i cilësuar ata si shembull të edukatës demokratike.








