Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, është shfaqur në një fotografi krah producentes së formatit, Olsa Muhameti.
Ajo ndau imazhin në rrjetet sociale me mesazhin: “Ne e dimë që ju e dini që ju duam shumë”. Takimi vjen pak ditë pas përfundimit të spektaklit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një projekt të ri apo thjesht një takim miqësor.









