spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Alba ndahet live nga partneri, i lë edhe një mesazh

Mbrëmja e sotme e “Prime” në Big Brother VIP Kosova ka rezervuar një nga momentet më të papritura të këtij edicioni. Një situatë që nisi si provokim mes banorëve, ka përfunduar me një deklaratë të fortë nga Alba, e cila ka njoftuar drejtpërdrejt ndarjen nga partneri i saj jashtë shtëpisë.

Gjithçka nisi kur grupi i banorëve me Tonin në krye vendosi të fshehë “Stitch-in” e Albës, një lodër pellushi që për banoren ka një vlerë të madhe sentimentale, pasi është kujtim nga njeriu i saj i zemrës.

Por, ajo që pritej të ishte një dinamikë loje, preku një tel të ndjeshëm tek Alba. Reagimi i saj nuk ishte thjesht për objektin e humbur, por shërbeu si katalizator për të shprehur pakënaqësinë e akumuluar ndaj mungesës së mbështetjes nga jashtë.

E prekur dhe e zhgënjyer, Alba nuk i kurseu fjalët, duke i dhënë fund lidhjes në transmetim direkt. Ajo theksoi se përkushtimi i saj do të kishte qenë maksimal, ndryshe nga çfarë ka marrë mbrapsht.

“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim,” u shpreh ajo e revoltuar.

Alba zbuloi se kjo nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Ajo pranoi se marrëdhënia e tyre ishte në krizë edhe para se ajo të bëhej pjesë e formatit, duke e përshkruar situatën me shprehjen popullore: “Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’.”

“Stitchi më nuk ekziston. Nëse najherë për mua të mer malli, ta dish se nuk për me më gjetë më. Dhe lajmin e fundit që dua të them, nuk ka më nevojë as për mbajtjen e fjalëve bosh, as për mesazh, as për dron, sepse ka marrë fund çdo gjë, me gjithë mungesën e veprimit”, tha Alba.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit