Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekësve përmes Instagramit.
Mes tjerash, ai është pyetur se kur e kuptoi se është diagnostikuar me diabet.
“6 vite më parë, një analizë rutinë ma ndryshoi rrugëtimin përgjithmonë. Atëherë kisha frikë pqe zemrën, por rezultati doli tjetër: Diabeti Tipi 2. Ishte shokuese. Por, sot e kuptoj që me çdo ndryshim apo përjetim që kemi mësohemi ta pranojmë”, ka shkruar Hamiti në përgjigjen e tij.










