Një alarm për bombë është ngritur në SHFMU “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.










