Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në motelin “Berati” në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një nga hapësirat e motel-it, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.
Rasti është raportuar më 12 maj 2026 rreth orës 13:05, pasi Policia ka pranuar informacion se në motelin “Berati”, që ndodhet në rrugën e Pejës, një person ishte alivanosur dhe në lokacion tashmë kishte dalë edhe ekipi mjekësor.
Sipas informatave, njësia policore ka arritur menjëherë në vendngjarje, ku nga personeli mjekësor është njoftuar se viktima, C. K., rreth 60-vjeçar, kishte ndërruar jetë.
Burimet bëjnë të ditur se mjekët nuk kanë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
Sinjali mëson se në vendngjarje kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimin e plotë të lokacionit dhe kanë mbledhur provat fillestare lidhur me rastin.
Po ashtu, janë intervistuar edhe dy dëshmitarët, konkretisht një grua që ishte në shoqerim të tij, D. G (1974) dhe një person tjetër, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat në të cilat ishte gjetur viktima.
Siç rezulton nga zhvillimet hetimore, njësia e hetimeve ka njoftuar edhe Hetimet Rajonale për Krime të Rënda, të cilat kanë udhëzuar vazhdimin e procedurave hetimore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit:









