Ish-deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të ish-deputetit të PDK-së, Hisen Berisha.
Në video, Berisha akuzon kryeministrin Albin Kurti për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, duke deklaruar se “së shpejti do të dalë një raport i KFOR-it që ka dyshime të bazuara se aksioni në kanal është vepër e koordinuar Kurti–Vuçiq”.
Ndërkaq, Matoshi ka reaguar ashpër ndaj këtyre akuzave, duke shkruar:
“Shqipfoles qe garojne per deputet dhe e akuzojshin Albin Kurtin per sulmin ne Iber-Lepenc.
Marrja brina nuk ka!”, shkruan Matoshi në Facebook.






