spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Akuza e fortë e Albulena Haxhiut: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmoi mbrëmë eskortën e kryeministrit Kurti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur akuza të ashpra ndaj Sami Lushtakut, nënkryetar i Komunës së Skënderajt, duke pretenduar se ai mbrëmë ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit të Kosovës.

Në një postim publik, Haxhiu deklaroi se Lushtaku, duke përdorur një veturë zyrtare me targën 02Z, ka bllokuar rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim të sulmit. Ajo gjithashtu ka shtruar pyetje në lidhje me burimin e urdhrave për grupe që ajo i cilësoi si “huliganë”, të cilët sipas saj, janë aktivizuar para incidentit.

“Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare. Ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar,” ka shkruar Haxhiu në postimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit