Aktorja dhe influencuerja turke Müge Boz ka ndarë përjetimet e saj pas vizitës në Kosovë, ku mori pjesë në festivalin e shumëpërfolur “Sunny Hill”.
Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se një nga momentet që i la më shumë mbresa ishte performanca e Ledri Vulës, reperit të njohur kosovar.
“Ledri Vula ishte një nga emrat që më tërhoqi vëmendjen. E quajtën reperi më i mirë në Kosovë. Edhe pse nuk më pëlqen repi, më pëlqeu muzika e tij dhe doja ta përfshija si rekomandim”, shkroi Müge Boz.








