spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Aktorja e “Squid Game” kërkon falje, zbuloi ‘aksidentalisht’ një skenë kyçe të serialit

Një nga yjet e sezonit të dytë të serialit “Squid Game”, aktorja koreano-jugore Park Gyu-young, ka kërkuar falje publike pasi dyshohet se zbuloi pa dashje një detaj të rëndësishëm të ngjarjes, muaj përpara publikimit të finales.

Aktorja, e cila luan rolin e Kang No-eul – një ish-ushtare nga Koreja e Veriut që bëhet një nga Rojet Rozë – kishte publikuar në janar një foto nga prapaskenat ku shfaqej me uniformën karakteristike. Në sfond të imazhit shihej edhe aktori Lee Jin-wook me të njëjtën uniformë, çka u interpretua nga fansat si një zbulesë se personazhi i tij do të maskohej si roje në sezonin final.

Reagimet në rrjet nuk munguan, pasi sezoni i tretë dhe i fundit i serialit doli gjashtë muaj më vonë.

Park kërkoi ndjesë duke thënë se “nuk kishte ndërmend të zbulonte ndonjë detaj të ngjarjes” dhe se gjithçka ndodhi si pasojë e një gabimi gjatë ndarjes së materialeve nga xhirimet.

“Squid Game” mbetet një nga serialet më të ndjekur në platformën Netflix, që prej publikimit të tij në vitin 2021.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit