Aktori Kreshnik Ibrahimi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Lahi Brahimajn.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ibrahimi ka theksuar lidhjen e ngushtë familjare dhe mbështetjen e ndërsjellë që i ka karakterizuar ndër vite.
“Krah teje… ashtu siç ke qenë ti gjithmonë krah meje. Familja mbetet gjithmonë familje”, ka shkruar aktori, duke i uruar suksese të gjithë kandidatëve, por duke theksuar mbështetjen e veçantë për “Bacin” e tij, Lahi Brahimaj.








