spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Aktore dhe këngëtare, Xhodi Skura hyn në BBVA 5

Xhodi Skura, aktore dhe këngëtare shqiptare, është banorja tjetër që i bashkohet shtëpisë së BBVA 5.

Ajo ka lindur dhe është rritur në Tiranë, në një familje të lidhur ngushtë me artin, ku prindërit dhe motra e vëllai i kanë dhënë një mbështetje të vazhdueshme.

Xhodi ka studiuar në liceun artistik, ku edhe i ati ka punuar si mësues, duke ndikuar që dashuria për artin të zhvillohej që herët tek ajo.

BBVA/YouTube

Ajo ka marrë pjesë në The Voice, ku u eliminua gjatë fazës së betejave, dhe ka punuar për disa vite si aktore në serialin “Al Pazar”.

Një humbje e rëndë e ka shënuar jetën e saj katër vite më parë, kur babai i saj humbi jetën për shkak të Covidit, një përvojë që la gjurmë të thella tek Xhodi.

Banorja është e njohur si një vajzë e ndjeshme, solare, me humor dhe ëndërrimtare.

Gjatë hyrjes së saj në BBVA 5, ajo surprizoi gjyshen e saj, duke krijuar një moment të ngrohtë dhe emocional brenda shtëpisë, ndërsa gjyshja u shpreh se ndihet shumë e lumtur që po sheh mbesën e saj pjesë të këtij spektakli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit